Bota
Hungaria, me Kushtetutë, do të ndalojë pranimin e emigrantëve
Kreu i grupit parlamentar të Partisë hungarez konservatore në pushtet Fidesz, Mate Kocsis, njoftoi planet për të filluar ndryshimet në Kushtetutën e Hungarisë, e cila do të garantojë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje për të detyruar vendin të pranojë emigrantë, përcjell albinfo.ch.
Hungaria, së bashku me disa shtete të Evropës Lindore, kundërshtojnë planet nga Brukseli për rishpërndarjen e emigrantëve në BE, shumica e të cilave janë myslimanë, duke përfshirë të gjitha shtetet anëtare të bllokut në bazë të kuotave.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, paraqiti një propozim të ngjashëm në Parlament më 2016, por nuk arriti të siguronte mjaft vota për miratimin e tij.
Në zgjedhjet e 8 prillit, koalicioni i Fides fitoi më shumë se dy të tretat e vendeve në Parlament, duke i dhënë partisë tani një shumicë të mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën.
Kocsis njoftoi se Fidesz do të iniciojë ligjin të quajtur “Stop the Soros”, e cila do të përforcojë rregullat për funksionimin e OJQ-ve në Hungari, kryesisht të financuar nga Fondacioni «George Soros».
Në vitet e fundit, në mënyrë të përsëritur Orban ka akuzuar Sorosin se ai donte “të trullosë Hungarinë me emigrantët myslimanë”, një pretendim që kategorikisht e ka hedhur poshtë miliarderi.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik