Zhvillim
Hungaria, 50 bursa për studentët kosovarë
Ministrat Bajrami dhe Szijjarto kanë nënshkruar një Program për bashkëpunim shkencor dhe arsimor, sipas të cilit shteti hungarez ofron 50 bursa për studentët kosovarë, prej të cilave 25 bursa për studimet bachelor, 20 për studime master dhe 5 për studime të doktoratës
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim ndërmjet dy vendeve përmes promovimit të mobilitetit në arsimin e lartë.
Në këtë drejtim, ministrat Bajrami dhe Szijjarto kanë nënshkruar një Program për bashkëpunim shkencor dhe arsimor, sipas të cilit shteti hungarez ofron 50 bursa për studentët kosovarë, prej të cilave 25 bursa për studimet bachelor, 20 për studime master dhe 5 për studime të doktoratës, thuhet në një komunikatë për media të MASHT.
Ministri Bajrami falënderoi Qeverinë e Hungarisë dhe Ministrin Szijjarto për mbështetjen e madhe që po i japin të rinjve tanë me rastin e ndarjes së këtyre bursave, ndërkaq tha se, ky kontribut financiar do të arsyetohet me punë të mirë të studentëve dhe sjelljen e përvojave tyre në Kosovë.
Ministri Bajrami tha se, mbështetja e Qeverisë hungareze për arsimin e lartë është vazhdimësi e një bashkëpunimi, si një mundësi e shkëlqyeshme që studentët tanë të marin studime të avancuara në universitetet hungareze.
“Marrëveshja që sapo nënshkruam nënkupton që në vitin e ardhshëm akademik do të dërgojmë 25 studentë të nivelit BA, 20 të nivelit MA dhe 5 studentë të nivelit PhD. Shumica e studentëve do të jenë në fusha aplikative, sidomos në fusha të agrokulturës, duke pasur parasysh që Hungaria është një vend lider në Bashkimin Evropian sa i përket zhvillimit të bujqësisë, por edhe lider në përgatitjen e kuadrove për agrokulturë”, theksoi ministri Bajrami.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Peter Szijjarto, tha se në kuadër të agjendës për thellimin e marrëdhënieve në mes të Hungarisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, një prioritet i lartë është edhe zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Hungarisë.
Ministri hungarez po ashtu vlerësoi se, fusha e bujqësisë dhe teknologjisë janë ndër sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, andaj mirëpresim studentët kosovarë si një ndihmesë e Hungarisë në ndërtimin e demokracisë së shtetit tuaj.
“Baza më e mirë me të cilën mund të ngritet ky bashkëpunim është kontakti mes njerëzve dhe zakonisht ky kontakt fillon mes të rinjëve. Për këtë arsye edhe kemi marrë vendimin që të ndajmë 50 bursa për studentët e Kosovës, të cilat financohen plotësisht nga shteti i Hungarisë dhe do të donim që këtë program të vazhdonim për një periudhë afatgjatë”, është shprehur ministri Szijjarto, thuhet në fund të komuinikatës.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik