Lajme
Hungari, një kosovar vdes nga të ftohtit
Mediet hungareze raportojnë se kosovari ka vdekur nga të ftohtit në vijën kufitare ndërmjet Serbisë e Hungarisë, ndërsa është gjetur nga policia hungareze
Një qytetarë i Kosovës ka vdekur në kufirin Serbi-Hungari, gjatë përpjekjes për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian. Mediet raportojnë se ai ka vdekur nga të ftohtit në vijën kufitare të Hungarisë, ndërsa është gjetur nga policia e këtij shteti. Kjo është viktima e parë e ikjes së fundit masive të kosovarëve drejt BE-së.
Lajmin e ka transmetuar “Index.hu”, e cila raporton se me të kaluar kufirin me Hungarinë, personi që është ngrirë nga të ftohtit është nga Kosova. Këtë informatë, ky medium e mbështet në deklaratën e një dëshmitar, i cili i ka thënë se e njeh këtë person dhe se ai është kosovar.
Ndërkaq edhe në raportin e Policisë hungareze, është shkruar se në orën 14:20 derisa po patrullonin rreth kufirit, 15 metra larg tij kanë gjetur një trup të pajetë.
Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila thotë se ky rast, është më i rëndi prej tragjedisë së lumit Tisa, kur akisidenatlisht humbën jetën disa kosovarë.
“AAK e përcjellë shqetësimin e thellë me këtë rast, i cili pas Tragjedisë “Tisa” është një prej më të rëndëve në kuadër të braktisjes masive të vendit nga të rinjtë dhe familje të tëra kosovare, si pasojë e jetës së rëndë e të paperspektivë në vend”, thuhet në reagimin e kësaj parti.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur Në vitin 2024, më shumë fëmijë lindën në Spitalin Kantonal Winterthur se në çdo vit të...
-
Cilat marka të veturave i preferojnë zviceranët?
-
Rega realizoi mbi 240 misione që nga nata e Vitit të Ri
-
Punëdhënësit zviceranë hezitojnë të rrisin pagat
-
Rritje rekord e falimentimeve të kompanive zvicerane në vitin 2024