Integrimi
Hungarezët trafikojnë dy kosovarë dhe një serb
Policia Federale e cila është marrë me çështjen, i denoncon dy hungarezët në fjalë se në këtë rast kanë qenë në rolin e trafikantëve me qenie njerëzore
Dy persona nga Kosova ndhe një ga Serbia të cilët kishin ardhur në Gjermani pa letra, u detyruan që pas legjitimimit të braktisin Gjermaninë me nga një fletëdenoncim në bagazh. Fjala është për kosovarët dhe serbin e moshave 25, 26 dhe 35 vjeçare të cilët të dielën, më 9 shkurt sapo kishin kaluar kufirin nga Hungaria.
Por ndryshe prej tyre, dy hungarezët që kishin qenë bashkë me ta në veturë, u dërguan në burgun në Bad Reichenhall.
Me urdhëresën e gjyqtarëve, ndaj tyre është marrë masa e burgut për hetime. Policia Federale e cila është marrë me çështjen, i denoncon dy hungarezët në fjalë se në këtë rast kanë qenë në rolin e trafikantëve me qenie njerëzore. Ndaj tyre janë duke vazhduar hetimet për trafikim. Bëhet fjalë për dy meshkuj të moshave 40 dhe 35 vjeçare me dokumente të rregullta hungareze, shkruan bgland.24,de.
Njëri nga kosovarët sipas policisë, për shkak të një ndalese të bërë nga autoritetet hungareze nuk kishte as të drejtë hyrjeje në zonën e Schengenit. Ndërkohë u zbulua se ndaj shtetasit serb Zyra për të Huaj në Stutgart kishte vendosur më parë masën e ndalimit të hyrjes në Gjermani.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim