Futboll
Humbin vëllezërit Seferi
Me vendim unanim të gjyqtarëve, Nuri Seferi ka humbur nga boksieri turko-gjerman, Firat Arslan. Ndërsa boksieri libanez Manuel Charr i ka shkaktuar humbjen e parë Sefer Seferit në meçin e zhvilluar sonte nëtë njëjtën sallë, në qytetin Goppingen të Gjermanisë
Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ka humbur në meçin shumë të rëndësishëm të zhvilluar në Goppingen të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Nuriu u mposht nga turko-gjermani, Firat Arslan, i cili fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve. Ky meç ishte i vlefshëm për titullin evropian WBO në boks në peshën “Cruiser”.
Seferi që ishte kampion më parë në këtë garë, nuk arriti që të shpallet edhe njëherë. Në “EWS Arena” Seferi pati një përkrahje shumë të madhe nga tifozët, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta mposhtur Firat Arslanin.
Boksieri libanez Manuel Charr i ka shkaktuar humbjen e parë Sefer Seferit në meçin e zhvilluar sonte në Gjermani. Charr fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve. Në raundet e para Seferi u tregua mjaft i mirë dhe i bëri ballë Charrit, por në raundet e më vonshme shihej një lodhje te boksieri shqiptar.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për titullin vakant në WBA-Intercontinental. Seferi pati një përkrahje shumë të madhe nga tifozët shqiptarë, të cilët gjatë gjithë kohës në Goppingen të Gjermanisë i kanë dhënë përkrahje të madhe atij.
Charr tani ka 30 fitore në karrierë dhe 4 humbje, kurse Seferi ka 21 fitore dhe një humbje. Në fund të meçit Charr i falënderoi fansat shqiptarë për atmosferën duke e bërë shqiponjën me duar.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave