Lajme
Humbi zgjedhjet, Sunak heq dorë nga drejtimi i partisë
Kryeministri britanik në largim Rishi Sunak deklaroi të premten se do të heqë dorë nga drejtimi i partisë së Konservatorëve, pas humbjes së thellë në zgjedhje, përcjell albinfo.ch.
“Duke parë rezultatin, unë dorëhiqem nga posti i liderit të partisë,” tha Sunak në një deklaratë që pritet tashmë të nisë garën për liderin e ri të konservatorëve.
“Për vendin, do të thoja fillimisht që më vjen shumë keq,” shtoi Sunak teksa fliste në një deklaratë televizive jashtë Downing Street.
“Unë i kam dhënë gjithçka detyrës sime, por kam një shenjë të qartë që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të ndryshojë, dhe është gjykimi juaj, i vetmi që ka rëndësi.”
Në zgjedhjet e së enjtes, partia e Sunak doli humbëse ndaj opozitës, Partisë Laburisë. Disa ministra të kabinetit konservator humbën vendet e tyre në Parlament dhe partia duhet të vendosë tani se si t’i përgjigjet sfidave të opozitës.
Kryeministri në largim tha gjithashtu se është i vetëdijshëm për “zemërimin” e votuesve britanikë i cili i dha Partisë së tij Konservatore humbjen e saj më të rëndë që ka pësuar ndonjëherë dhe u kërkoi u kërkoi falje kandidatëve që humbën ulëset në Parlament.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”