Lajme
Humb jetën shqiptarja 25-vjeçare në Toronto
Një aksident i rëndë automobilistik në Toronto, Kanada, më 20 janar 2025, i mori jetën tragjikisht 25-vjeçares shqiptare, Agnesa Shukulli. Ngjarja ndodhi kur automjeti ku udhëtonte Agnesa me një djalë doli nga rruga dhe përfundoi në liqenin Ontario, pranë Lakeshore Boulevard East, përcjell albinfo.ch.
Referuar raportimeve nga mediat lokale, ekipet zjarrfikëse arritën në vendngjarje dhe gjetën njërin nga personat mbi çatinë e makinës, ndërsa tjetri ishte ende brenda automjetit. Të dy të aksidentuarit u shpëtuan dhe u dërguan me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, Agnesa nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Agnesa Shukulli kishte emigruar në Kanada në nëntor të vitit 2021 për t’iu bashkuar motrës së saj, Anxhela. E pajisur me aspirata të mëdha, ajo synonte të ndërtonte një të ardhme më të mirë dhe të ndihmonte familjen e saj në Shqipëri. Fatkeqësisht, ëndrrat e saj u ndërprenë tragjikisht në mes.
Familja e Agnesës, përveç dhimbjes së madhe për humbjen e vajzës së tyre, po përballet edhe me vështirësi financiare për kthimin e trupit të saj në Shqipëri. Ata kanë nisur një fushatë GoFundMe, duke kërkuar ndihmë për të përballuar kostot e transportit dhe organizimit të ceremonisë mortore, në mënyrë që Agnesa të prehet në paqe në atdheun e saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












