Shkurt.ch
Humb jetën në aksident kosovari 46 vjeçar
Mjeku i urgjencës dhe ekipi shpëtimtar i ardhur ndërkohë, kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e kosovarit
Një shtetas i Kosovës, 46 vjeçar, me banim në Kantonin St. Gallen, ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur sot para orës 8, shkruan smopo.ch.
Kosovari ka qenë duke e ngarë makinën tatëpjetë rrugës Tigelbergstrasse në drejtim të fshatit Berneck, kur, për shkaqe të panjohura, ka dalë nga rruga duke e goditur dhe depërtuar një rrethojë, transmeton albinfo.ch. Pas kësaj, makina duket të jetë përplasur disa herë në bregun e rrëpishëm ku ka rënë pas kalimit të rrethojës.
Në fund, shoferi është katapultuar nga makina para se ajo të ndalej përfundimisht.
Mjeku i urgjencës dhe ekipi shpëtimtar i ardhur ndërkohë, kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e kosovarit.
Incizimi i vendit të ngjarjes, për shkak të terrenit të vështirë, paraqitet i ndërlikuar dhe pritet të marrë një kohë të konsiderueshme, thonë në polici.
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës