Lajme
Humb jetën edhe një shqiptar në Itali, tragjedia e dytë në familjen Hoti brenda pak muajve
Një kosovar e një shqiptar në mesin e tri viktimave në aksidentin në Venecia
Mediat italiane shkruajnë se midis tri viktimave nga një aksident tragjik në Itali, ishte edhe 22-vjeçari A. H, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se i riu është viktima e dytë nga aksidentet në të njëjtën familje brenda këtij viti.
Mediat italiane shkruajnë se familja e A.H, me origjinë nga Kosova, humbi në muajin maj të këtij viti edhe djalin tjetër, A. H, 18-vjeç. Ai vdiq në një aksident rrugor po në Portogruaro.
Në muajin shtator A.H, i cili vdiq nga aksidenti i sotëm, bëri një postim rrëqethës në rrjetet sociale. Më 27 shtator ai shkruante: “Më mungon shumë kampioni im. Kjo jetë pa ty është vërtet e vështirë. Na mungon shumë. Të premtoj se do bëj gjithçka për të pasur drejtësinë e duhur. Mezi pres të të ritakoj, vëllai im”.
I riu ishte në makinë me të atin gjatë përplasjes fatale rreth orës 20:00 të mbrëmjes të 10 majit. Duket se shkak i përplasjes ka qenë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, e cila u përplas me një Chevrolet. Nga përplasja e fortë, Fiat-i i shqiptarit u nda në dysh.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?