Shqipëria
Humb jetën 6-vjeçarja shqiptare në një aksident tragjik në Itali
Një ngjarje tragjike ka tronditur Itali, teksa një vajzë e vogël gjashtëvjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident. Leila Kurti, e cila u plagos në një aksident rrugor në periferi të Bolonjës më 14 qershor, teksa ishte në makinë me prindërit dhe motrën e saj katërvjeçare, ka vdekur.
Vogëlushja, pas 18 ditësh qëndrimi në reanimacionin e spitalit Maggiore në Bolonja, ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm. Ajo mbeti e plagosur në një aksident rrugor të ndodhur më 14 qershor në afërsi të unazës së Bolonjës. Babai, dy vajzat dhe gruaja e tij ishin nisur drejt aeroportit Marconi për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.
Sipas mediave italiane, makina me të cilën po udhëtonin u përplas me forcë nga pas nga një makinë tjetër. Gjendja e Leilës u shfaq menjëherë shumë e rëndë. Mamaja dhe motra katër vjeçare mbetën të padëmtuara ndërsa babai pësoi disa fraktura, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Familja shqiptare ka përjetuar një tragjedi të rëndë edhe tetë vjet më parë, pasi prindërit e Leilës së vogël kanë humbur një djalë, Markon, i cili vdiq në moshën 6-vjeçare, pasi kishte lindur me keqformime të rënda.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca