Integrimi
Humane: Francezja fle në divan, pasi ia liron banesën familjes shqiptare
Shtetasja franceze Michèle Passas, ua ka liruar prindërve dhomën e saj. Dhoma e miqve është e zënë me fëmijët e moshës 8 e 10-vjeçare
Në Gap të Francës, një familjes shqiptare i është refuzuar kërkesa për azil. Asaj nuk i mbetet gjë tjetër vetëm kthimi në vendlindje. Mirëpo, një shoqatë humanitare franceze është mobilizuar dhe bën ftesë për t`i ndihmuar familjes me dy fëmijë të moshës 8 e 10-vjeçare.
Shtetasja franceze Michèle Passas, ua ka liruar prindërve dhomën e saj. Dhoma e miqve është e zënë me fëmijët e moshës 8 e 10-vjeçare. Tani tre ditë me radhë, kjo banore e Gapit e ka ndarë banesën e saj me familjen shqiptare. Ajo që është më keq, francezja fle në divanin e sallonit. “Dua që ata të kenë sado pak intimitet, që të mund të pushojnë, pasi ata janë shumë të stresuar”, ka pohuar francezja që është anëtare e shoqatës, për “France 3”, përcjell Albinfo.ch.
Më tej ajo spjegon se çifti fle nën ndriçimin e dritave pasi kanë frikë të vazhdueshme nga errësira.
Çifti i cili ka kërcënime nga mafia në Shqipëri, ka parashtruar kërkesë për azil, njofton më tej Albinfo.ch. Mirëpo, ajo iu refuzua. Pa Michèle, familja do të mbetej në rrugë. “Më parë, ka ekzistuar mundësia për të thirrë numrin telefonik 115 që është përgjegjës për strehim, por tani ata refuzojnë të ndihmojnë familjet që gjenden në këtë situatë”, thekson Cécile Leroux, vullnetare e shoqatës, e cila vazhdon: “Na kanë thënë se nuk janë të `prekshëm`, por çfarë do të thotë `i prekshëm` kur bëhet fjalë për një familje me dy fëmijë të mitur që nuk ka të holla?”
Familja do të vazhdojë përpjekjet e saj. Megjithatë, shqiptarët përbëjnë nacionalitetin e parë në vitin 2017 që ka parashtruar kërkesa për azil në Francë. Në këtë vend me vështirësi të mëdha ekonomike, i cili është vlerësuar si vend me prejardhje të sigurt, shqiptarët shumë pak e kanë të rregulluar jetën.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje