Shqipëria
Huffpost: Tirana, një nga destinacionet e 2024-ës
Kryeqyteti i Shqipërisë vijon të jetë një nga destinacionet e preferuara nga ndërkombëtarët, përcjell albinfo.ch.
Pas bumit turistik të këtij viti, media e njohur amerikane “HuffPost” ka nxjerrë sërish Tiranën si një nga destinacionet e 2024-ës që duhen vizituar, krahas vendeve si Zvicra, Amsterdami etj.
Faqja amerikane “HuffPost” ka renditur 27 vende, të cilat do të jenë trend gjatë pushimeve të ardhshme, mes të cilave është përfshirë edhe Tirana.
Kryeqyteti shqiptar mbetet ende një destinacion që nuk është shumë i njohur për udhëtarët e huaj, megjithëse me gjasa nuk do të jetë kështu në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse një vend si Tirana mund të jetë destinacioni ideal për ata që kërkojnë diçka ndryshe.
“Një vend si Tirana mund të jetë një destinacion ideal për ata që kërkojnë diçka ndryshe. Shumica e udhëtarëve ende nuk e kanë zbuluar, por fluturimet dhe infrastruktura funksionojnë shumë mirë dhe ka më pak njerëz në krahasim me destinacionet në trend në Evropë si Italia, Greqia apo Portugalia”, thotë Laura Lidnsay, eksperte e udhëtimeve, shkruan atsh.
Plazhet e bukura të Rivierës Shqiptare dhe kostoja më e lirë e jetesës e bëjnë vendin tonë një destinacion perfekt për stinën e verës.
Jo vetëm natyra, por qytetet historike ja vlen që të eksplorohen nga udhëtarët. Gjatë kulmit të sezonit turistik ka një mori aktivitetesh përfshirë ngjarje të shumta muzikore për të rinjtë.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026