Lajme
Huawei, në gjendje të vështirë
Kompania kineze Huawei ka paralajmëruar një dekadë të vështirë duke dhënë një paralajmërim të ashpër për të ardhmen e kompanisë.
Udhëheqësi i saj, Ren Zhengfei, i ka thënë stafit se “ftohja” do të ndihet nga të gjithë.
Kompania, sipas tij, duhet të fokusohet në fitimin mbi rrjedhën e parave dhe zgjerimin nëse dëshiron të mbijetojë në tre vjetët e ardhshme.
“Dekada e ardhshme do të jetë një periudhë historike shumë e dhimbshme, pasi ekonomia globale vazhdon të bjerë”, tha Zhengfei transmeton BBC, përcjell Albinfo.ch.
Ndikim në këtë kompani pati pandemia dhe bllokada nga SHBA-ja ndaj disa bizneseve kineze.
“Huawei duhet të zvogëlojë çdo pritje tepër optimiste për të ardhmen dhe deri në vitin 2023 apo edhe 2025, duhet ta bëjmë mbijetesën udhëzuesin më të rëndësishëm dhe jo vetëm të mbijetojmë, por të mbijetojmë me cilësi”, theksoi shefi i kompanisë.
Ekonomia kineze është nën presionin e faktorëve si kufizimet pandemike, kriza e industrisë së pronave dhe rënia e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Huawei, i listuar në mënyrë rutinore si firma më e madhe e Kinës, po punon për të menaxhuar rënie të mëdha në të ardhura dhe fitime.
Në tre muajt e parë të vitit 2022, të ardhurat ranë 14 për qind dhe marzhi i fitimit neto u ngushtua në 4.3 për qind, nga 11.1 për qind një vit më parë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën