Lajme

Hoxhë Mustafë Memeti uron komunitetin shqiptar në Zvicër për muajin e shenjtë të Ramazanit

Hoxhë Mustafë Memeti përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë komunitetin shqiptar për fillimin e muajit të shenjtë te Ramazanit.

Ai ndër të tjerash uron që gjatë këtij muaji të mbizotëroj paqja e siguria duke marrë parasysh pandeminë nëpër të cilën gjindemi.

 

Postimi i tij:

“Të dashur familijar, miqë, dashamirë, bashkërrugtuesë dhe të gjithë komunitetit tonë si në shtetin helvetik por edhe andej ku jetojnë dhe veprojnë. Pra, e shfritëzoi rastin në vigjiljen e muajit të shenjtë të Ramazanit t’u përcjell urimet e mia në emrin timë, në emër të qendrës sonë në kuader të kompleksit të shtëpisë së religjioneve dhe në emër të forumit koordinativ të jetës organizative fetare dhe kulturore këtu në shtetin helvetik kushtuar muajit të dëvotshmerisë, mëshires, sakrificës dhe bujarisë.

Uroj që në këtë muaj të mbretron paqa, siguria dhe mirëqenia sociale në të gjitha skajet e botës, por në veçanti në vendin ku frymojmë, jetojmë dhe krijojmë perspektiven tonë, me përkushtimin ndaj Zotit dhe solidariteti në mes njëri tjetrit, sidomos në këtë vitë ku njerzëve po i vështersohet jeta dhe veprimi si rezultat i kushteve të jo favorshme si pasoj e maseve parandaluese kundër përhapjes të virusit Covid-19, i cili pa mëshirë u shpërnda në mbar boten. Muaji i agjërimit është gjithëashtu një kohë e reflektimit paqësore dhe akteve të dhëmbshunisë dhe të bamirësisë.

Për shumë muslimanë muaji i agjërimit është një kohë e ndërgjegjshme për shpirtin, mendjen dhe trupin, në të cilen ata mund të gjejnë paqë dhe të përqëndrojnë intezivisht afër njëri tjetrit me besimin e paster të tyre.

Gjithashtu muaji i shenjtë i agjërimit është një periudh edukimi dhe trajnimi, se si njeriu ushtrohet instiktin dhe pasionet e tij t’i fut nën kontroll dhe njëkohsisht ato të orientohen në dobie dhe shërbimin e vendit, shoqërisë dhe mbar njerzimit. Dhe në do të vazhdojmë të punojmë për një mjedis të qetë të sigurt, prosperues dhe inovativ për të gjithë, dhe ky është vitaliteti i forumit koordinativ.

Pra, edhe njëherit urime MUAJI I RAMAZANIT për të gjithë vëllezërit dhe motrat i mia muslimane.”