Feja
Hoxhallarët dhe priftërinjtë ndërtojnë ura bashkëpunimi nëpërmes futbollit
Nën suaza të zhvillimit të jetës ndërkonfesionale në Zvicër, me moton “Nuk jemi këtu për të luajtur kundër njëri -tjetrit, por për të luajtur njëri me tjetrin”, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, në bashkëpunim me përfaqësues të Kishës Reformiste zvicerane kanë realizuar një lojë futbolli në Birmenstorf-it të kantonit të Aargau-s, në javën që po lëmë pas. Iniciativës së priftërinjve reformistë, imamët shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht, duke marrë pjesë në këtë lojë miqësore.
Në fushën e gjelbër u paraqiten 7 imamë dhe 6 priftërinj, ndërsa pjesën tjetër e plotësuan anëtarë të xhamive dhe kishave përkatëse. Fitoren e dëshironin të dyja palët, e megjithatë në këtë lojë u treguan më të suksesshëm imamët, të cilët arritën të fitojnë 5 – 3 kundër priftërinjve.
Loja u zhvillua në një atmosferë të mirë dhe shoqërore.
Presidenti i Kishës Reformiste, Christoph Weber-Berg, bëri hapin e parë në lojë, i cili pos tjerash potencoi se „sot në mesin e komuniteteve fetare në plan të parë do të mbisundojë dialogu, e jo diskutimet politike për ndalimin e burkas“.
„Ne, tha Weber-Berg në vazhdim, jemi këtu për të luajtur jo kundër njëri -tjetrit, por për të luajtur njëri me tjetrin”.
Nehat Ismaili, njëherësh kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, ishte pjesë e këtij takimi. Në profilin e tij në Facebook, pas përfundimit të lojës, kishte shkruar se loja e fudbollit “ishte një ndeshje miqësore midis imamëve të Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër dhe priftërinjve të Kishës Reformiste në Birmenstorf të Kantonit Aargau“.
Ishte një ndeshje e mrekullueshe, e cila u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe shumë miqësore. U planifikua të luhej në dy pjesë nga 35 minuta. Pjesa e parë përfundoi me një rezultat të barabartë 2:2, kurse në pjesën e dytë imamët arritën të shënojnë fitoren e tyre, 5 -3 falë Shaban Azizit, imamit nga Zurihu, i cili pati një paraqitje shumë të mirë dhe u regjistruar si golëshënuesi i ndeshjes.
Pas përfundimit të ndeshjes, organizatorët e kësaj loje kishin sjellë me vete dhe disa dhurata simbolike, të cilat sinjalizonin dhe mesazhin e bashkëpunim në mes të dy komuniteteve fetare në vend.
Përfaqësuesi i Kishës Reformiste, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, i dhuroi kryetarit të Unionit të Imamëve Shqiptarë, Nehat ef. Ismailit, një varëse simbolike të Kishës vendore. Ndërsa kryetari i UISHZ, Ismaili, i dhuroi ekipit gjegjës një sexhade për lutje dhe një palë tespih.
Të pranishmit u ndanë me shpresën se takime dhe aktivitete të këtilla bashkëpunimi të ndërsjellë do të realizohen edhe në të ardhmen, ndërsa shpresonin që loja miqësore në futboll të përsëritet edhe vitin e ardhshëm.
Irfan Agushi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve