Lajme
Hoxhaj dhe Kurz pajtohen për planin e përbashkët mes dy vendeve
“Ky plan i veprimit vë objektiva të qarta dhe të matshme në aktivitetet tona të përbashkëta me Austrinë”, citohet Hoxhaj në një komunikatë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës

Ministri Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, me të cilin janë pajtuar për planin e veprimit për aktivitetet e përbashkëta mes Kosovës dhe Austrisë, i cili përmban në detaje aktivitetet e përbashkëta në politikën e jashtme dhe në fusha tjera të të dy vendeve.
“Ky plan i veprimit vë objektiva të qarta dhe të matshme në aktivitetet tona të përbashkëta me Austrinë”, citohet Hoxhaj në një komunikatë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës.
Hoxhaj ka zhvilluar takim me Komisionerin Hahn, me të cilin kanë biseduar për agjendën evropiane të Kosovës, MSA-në dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe takim dy palësh është zhvilluar edhe me komisionerin Avramopoulos.
Në kuadër të agjendës së takimeve në Munih, Hoxhaj ka zhvilluar takime me shumë homologë evropian, si ministrin e Jashtëm të Çekisë, Sllovakisë, ministren e Lihtenshtajnit, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral, thuhet veç tjerash në komunikatë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan Vëllezërit Shoshi gjithnjë kanë qenë mbështetës e kontribuues të palodhur për të mirën e vendit dhe...
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
Jeta në Zvicër
-
Italia u bën thirrje shtetasve italianë në Zvicër për votimin e pesë referendumeve Çfarë përfshijnë këto pesë referendume? ...
-
Rruga mbi Qafën Oberalp rihapet pavarësisht borës
-
Karin Keller-Sutter: Trumpi ka planifikuar negociata “të privilegjuara” me 15 shtete
-
A paguajnë të huajt më shumë taksa në Zvicër?
-
SHBA i detyrohet Zvicrës 300 miliardë dollarë