Portrete të firmave
“Hoxha Transport”, shërbimi më i mirë i shpërndarjes së mobileve në Zvicër
Prodhuesi i mobileve “Top Tip” kishte bërë një sondazh nacional në lidhje me nivelin e kënaqësisë që klientët kanë për dorëzimin e mobileve të tij. “Hoxha Transport” pati zënë dukshëm vendin e parë, me një rezultat prej 96%
Nëse porositni mobile nga “Top Tip” në Zvicrën frankofone, do të jenë punonjësit e “Transport Hoxha” që do t’ua dorëzojnë dhe do t’i montojnë ato. Kompania “Hoxha” është krijuar dhe menaxhohet nga Adnan Hoxha, i cili përqendron gjithë energjinë e tij për të ofruar një shërbim me cilësi të pakontestueshme.
Po shkoj të takoj Adnanin në zyrën e tij, e cila gjendet në lokalet e TopTip në Villeneuve. Për grupin Coop, integrimi i një furnizuesi brenda strukturës së vet përbën një rast unik. Partneriteti mes dy kompanive është shumë i fortë dhe është i bazuar në besimin reciprok. Menaxheri i Qendrës “TopTip”, z. Pereira, e konfirmon këtë: “Ne kemi punuar me Adnanin dhe ekipin e tij për 16 vjet dhe besueshmëria e fleksibiliteti që ata ofrojnë është i jashtëzakonshëm”
Rezultati nuk bie nga qielli
Shifrat mbështesin fjalët e drejtorit. Dy vjet më parë “Top Tip” kishte bërë një sondazh nacional në lidhje me nivelin e kënaqësisë që klientët kanë për dorëzimin e mobileve të saj. “Hoxha Transport” pati zënë dukshëm vendin e parë, me një rezultat të kënaqësisë prej 96%.
Duke e dëgjuar historinë e Adnanit, kuptojmë se ky rezultat nuk bie nga qielli. Ai e njeh shumë mirë punën e punonjësve të tij dhe të partnerit të tij të biznesit. Me 20 vjet përvojë që ka, ish-punëdhënësi i tij tashmë e kishte klient firmën “TopTip”. Kur në vitin 2002 shefi i tij vendos të mbyllë kompaninë, Adnani, 29 vjeç, në atë kohë, nis ndërmarrjen e tij dhe merr përsipër klientin “TopTip”. Fillimisht punon me një furgon dhe transporton mobilet. Në atë kohë kishte konkurrencë, me që “TopTip” punonte me firma të ndryshme të transportit.
Më 2005 i bie një goditje, dyqani i mobileve vendos të menaxhojë shpërndarjen e saj përmes një strukture të brendshme. Për 6 muaj ai nuk ka pothuajse asnjë punë. Ndërsa bëhej gati t’ia vinte dryrin derës, firma “TopTip” e kontakton sërish për shërbimet e tij. Menaxhimi i brendshëm për transport nuk kishte funksionuar dhe “TopTip” i propozon Adnanit të marrë përsipër të gjitha transportet e mobileve për Zvicrën frankofone, pa pasur më konkurrentë.
“Puna në zyrë, një dënim për mua”
Sot, ata janë 10 punonjës me orar të plotë, duke përfshirë 8 veta për transport. Adnani nuk bën më udhëtime për mobile, vendi i tij në zyrë i është krijuar rastësisht. Ndërsa ai kishte shumë punë, një ditë kishte thyer këmbën dhe detyrohet të mos lëvizë. Ai shpjegon ndjenjat e tij: “Zyra ishte si një dënim për mua. Më pëlqente të bëj dërgesa, të shkoja në aventura çdo mëngjes, të takoja njerëz, të zbuloja vendin. Më pëlqente të udhëtoja, në veçanti në Valais”.
Hoxha kupton shpejt se ky është vendi që duhet të zërë tani. Çdo gjë bëhet më e lehte nga zyra e tij, të cilën ai e quan “kulla e kontrollit” të tij. I ndihmuar nga Muriel, e cila sjell një kontakt të feminitetit në ekip, ata organizojnë turneun e tyre.
Adnan Hoxha ka një përkushtim të veçantë për t’i bërë punëtorët e tij të ndihen rehat në punën e tyre. Ai shpjegon se ky është një kusht i rëndësishëm për një shërbim cilësor mes njerëzve. “Unë u kërkoj të gjithëve të imagjinojnë padurimin dhe gëzimin e klientëve kur marrin mobilet e reja në shtëpinë e tyre. Unë dua që punonjësit e mi ta pasurojnë këtë përvojë me humor dhe profesionalizëm të mirë”.
Ndërsa bëhej gati t’ia vinte dryrin derës, firma “TopTip” e kontakton sërish për shërbimet e tij. Menaxhimi i brendshëm për transport nuk kishte funksionuar dhe “TopTip” i propozon Adnanit të marrë përsipër të gjitha transportet e mobileve për Zvicrën frankofone, pa pasur më konkurrentë.
Profili i kompanisë
- Adresa: Zone Industrielle Pré-Neuf 1844 Villeneuve
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?