Kosova

Hoxha në Kuvend: Kemi bërë progres në zbatimin e MSA-së

Pavarësisht se kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, bëri të ditur se nuk ka kuorum, seanca ka vazhduar me interpelancën e kërkuar nga LDK-ja për Ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, për zbatimin e masave të MSA-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ka ngecje serioze në zbatimin e masave të parapara.

“Zbatimi i MSA-së ka rënë nën hijen e interesave të koalicionit dhe skandaleve të përditshme”, ka thënë Hoti, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, ministrja Hoxha ka mohuar ngecjen dhe, sipas saj, zbatimi i implementimit të masave është në rritje e sipër, duke i krahasuar me vitin 2016 dhe 2017.

Hoxha ka përmendur edhe veprimet e ndërmarra nga ekzekutivi në zbatimin e prioriteteve të Agjendës për Reformën Evropiane.