Kosova
Hoxha: Kryesit e krimeve të luftës duhet të ndëshkohen
Ndërkaq këshilltari i lartë Ari Bassin, pranë zyrës Global Criminal Justice, theksoi rëndësinë e ndëshkimit të krimit, duke i dhënë mbështetje iniciativës së Presidentit Thaçi, “Për të vërtetën dhe Pajtimin”
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se ende ka shumë pak akuza të ngritura ndaj autorëve të krimeve monstruoze të kryera ndaj qytetarëve të Kosovës, transmeton albinfo.ch. Ajo këto komente i bëri në takimin që pati më këshilltarin e lartë të Zyrës Global Criminal Justice me seli në Uashington, Ari Bassin, me të cilin diskutoi për çështjen e krimeve të luftës.
“Vendi ynë, ka ende plagë të hapura, jo vetëm për shkak të mosndëshkimit të planifikuesve të krimit dhe ekzekutuesve të krimeve monstruoze gjatë Luftës së fundit në Kosovë nga forcat militare e paramilitare serbe, por edhe çështjen e të pagjeturve dhe të kompensimit të viktimave të krimit”, theksoi ministrja Hoxha.
Ndërkaq këshilltari i lartë Ari Bassin, pranë zyrës Global Criminal Justice, theksoi rëndësinë e ndëshkimit të krimit, duke i dhënë mbështetje iniciativës së Presidentit Thaçi, “Për të vërtetën dhe Pajtimin”, si dhe kompensimin e viktimave të krimit në Luftën e fundit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











