Kosova

Hovenier pas takimit të diplomatëve amerikanë: Kemi diskutuar për mbështetjen e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është deklaruar pasi ka marrë pjesë në konferencën rajonale me Shefat e Misioneve, të mbajtur në Zagreb.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Hovenier ka deklaruar se në këtë konferencë është folur edhe për mbështetjen e ShBA-së, për mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.

“Diskutime të dobishme me miqtë dhe kolegët dy ditët e fundit në Konferencën tonë Rajonale të Shefit të Misioneve, duke koordinuar përpjekjet e SHBA-së në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.