Kosova

Hovenier: Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në intervistën për RTK-në ka thënë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë po aq fuqishëm, si gjithmonë, me Kosovën për ta parë atë duke zënë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Vendi i Kosovës është në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë se ne besojmë se Kosova duhet të jetë anëtare e BE-së, Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s, se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, tha Hovenier, duke shtuar se ka shpresë që Kosova të jetë në organizmat ndërkombëtarë.