Lajme

Hoti sot viziton Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.

Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, kryeministri Hoti do të zhvillojë edhe takime të tjera me liderë politikë në këtë vend.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nënsekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e komunikatës së Kryeministrisë.

 

Agjenda:

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.

Ora 14:00 – Pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Zoran Zaev. (Qeveria e Maqedonisë së Veriut)

Ora 15:00 – Konferenca për medie. Ora 15:35 – Takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Presidencës)

Ora 16:10 – Takim me Kryetarin e Kuvendit. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

Ora 16:35 – Takim me  Artan Grubi, Zëvendës Kryeministër i parë i shoqëruar edhe nga Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. (Ndërtesa e Kuvendit)

Ora 17:15 – Nënshkrimi i MoU për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Departamentit të SHBA-së. (Ambasada e Kosovës në Shkup)

Ora 17:20 – Foto dhe deklarata për medie. (Ambasada e Kosovës në Shkup)