Kosova

Hoti kritikon qeverinë për buxhetin 2019

Shefi i deputetëve të LDK-së dhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë një krahasim mes buxhetit të vitit 2017 dhe atij të vitit 2019 në lidhje me shpenzimet e Qeverisë e investimet kapitale duke thënë se ato kanë rënë nga 6.3 milionë në 440 mijë euro.

Hoti thotë se buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN, ndërsa thekson se Zyra e Kryeministrit Haradinaj, në krahasim me atë të qeverisë Mustafa, është rritur me 32 persona shtesë që buxhetit do t’i kushtojë 1 milion euro shtesë.

“Vetëm për mallra për Zyrën e Kryeministrit janë paraparë 9.4 milion euro më shumë, që është 6.5 milion euro më shumë se në qeverinë Mustafa. Subvencionet tani janë 3 milion euro, që janë për 1.5 milion më shumë, pa asnjë sqarim përse duhet të ndahet gjithë kjo shumë”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.