Kosova
Hoti: Franca dhe Holanda po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën
Së fundi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dha detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Europian, si dhe foli për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë.
Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Europian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi.
Kryeministri i Kosovës tha për Euronews Albania se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave, janë vende si Franca apo Holanda që po e pengojnë këtë proces.
Hoti u shpreh se po punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.
Pyetur rreth qëndrimit që do të mbajë kryeministri nëse LDK dhe AAK nuk qëndrojnë bashkë në qeveri, ai i është referuar kësaj si një situatë hipotetike, për të cilën nuk mund të japë një përgjigje.
“Unë po zbatoj të gjitha pikat e marrëveshjes dhe nuk ka asnjë arsye që ndonjëra prej partive të dalë nga koalicioni”, tha ai.
Kryeministri nuk la pa përmendur dhe njohjen nga Izraeli, të cilën e konsideroi një njohje shumë të rëndësishme, por sqaroi se nuk mund të ndërhynte në politikat e BE-së dhe SHBA-së.
Ndërkaq ai foli dhe për mundësinë që do t’i jepet Serbisë për të pasur dalje në detin Adriatik, të cilën nuk e konsideroi mënyrën e duhur për ta parë këtë situatë.
Hoti sugjeron që të shihet në perspektivë ndryshe, duke thënë se po punohet për një hekurudhë Prishtinë-Durrës, por që sidoqoftë nuk do të shërbejë vetëm për këto dy vende.
Euronews Albania e ka pyetur kryeministrin Hoti edhe për shifra konkrete të investimeve amerikane në Kosovë, ku ai përmendi projektin e autostradës dhe hekurudhës Prishtinë-Merdar, projektin e gaz përçuesit që vjen nga Shkupi dhe nga veriu i RMV dhe ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të cilat do të shpenzohen rreth një miliard dollarë.
Hoti nuk ka folur konkretisht se pse u tërhoq nga pikat të cilat ishin në të mirë të Kosovës duke u shprehur me siguri që kjo marrëveshje do të sjellë vetëm të mira e një pjesë e tyre janë bërë të dukshme.
Pyetur nëse kjo marrëveshje do të mbyllet në shtator të vitit 2021, kryeministri i Kosovës ka preferuar të tregohet i rezervuar në dhënien e afateve kohore.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca