Kosova
Kryeministri Hoti flet për arsyet e shkarkimit të tre drejtorëve
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar sot për arsyet e shkarkimit të tre drejtorëve kryesorë të institucioneve ndër më të rëndësishme të vendit, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Hoti paralajmëroi edhe të tjera, duke mos dhënë shumë detaje.
“Siç thuhet te ne një fjali. Sa i përket vendimeve, nuk keni parë gjë akoma. Kam marrë vendime të rëndësishme që lidhen me abuzimin e detyrave. Në ATK na është dashur të marrim vendim për të liruar drejtorin dhe për të theksohet qartë që Murtezaj sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg vendimesh jo të mira për shkak të paaftësisë apo sjelljes së keqe. Ai ka miratuar rregulloren për administrimin në kundërshtim me ligjin përkatës. Arsyeja tjetër: Ka shpallur konkurs tri pozita të drejtorit të përgjiithshëm dhe s’ka sistemuar ish-zëvendësit. Ka bërë lëvizje të shpeshta të stafit, duke degraduar zyrtarë të kësaj agjencie në pagë të tyre. Për të gjitha këto shkelje na është dashur të marrim vendime për vendosjen e ligjshmërisë në këto institucione të rëndësishme”, ka thënë sot Hoti.
Ndërkaq, për shkarkimin nga detyra të ushtruesit të detyrës së Doganës, ka thënë se arsyeja e vetme ishte që ai ka qenë në proces të kandidimit për këtë post, prandaj ka emëruar një tjetër që s’është në këtë proces.
Për drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, Hoti pati kritika të mëdha, pa përjashtim edhe të aksionit të Karaçevës. Madje, atë e akuzoi që nuk reagoi edhe kur në këtë institucion pati zyrtarë që bënë vepra penale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut