Kosova
Hoti: Do të merremi me pandeminë, dialogun e udhëheq qeveria
Avdullah Hoti është zgjedhur kandidat për kryeministër për qeverinë e re nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Para mediave, Hoti ka folur për herë të parë në këtë cilësi.
Ai ka thënë se qeveria e re e udhëhequr nga ai do të ketë mision parësor të merret me pandeminë e koronavirusit, si dhe pasojat ekonomike të tij, shkruan lajmi.net.
“Kjo qeveri po krijohet në rrethana specifike. Qeveria sfidë të parë do ta ketë menaxhimin e pandemisë, e sfida e dytë do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë. Krahas saj, çështja e dialogut është çështja e cila do të adresohet”, tha Hoti.
Hoti foli edhe për dialogun, për të cilin tha se do të udhëhiqet nga qeveria.
“Unë besoj që me vendimin e Kushtetueses kur është shfuqizu ligji për dialogun janë vendos kornizat e këtij procesi. Dialogu do të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës. Unë besoj se do ta krijojmë një konsensus edhe brenda koalicionit, mirëpo edhe jashtë suazave të këtij koalicioni”, tha Hoti.
Ndërkaq, sa i përket reciprocitetit ndaj Serbisë, Hoti tha se masa të tilla mund të kenë sukses vetëm nëse merren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër