Bota
Hoteli më i mirë në botë
Publikohet renditja e 50 hoteleve më të mira në botë (World’s 50 Best Hotels), e cila vlerëson hotelet në gjashtë kontinente, për strukturat e tyre të jashtëzakonshme, të cilat përfaqësojnë sektorin
Ndërkohë që pushimeve të verës po u vjen fundi, 50 Best përpiloi listën e 50 hoteleve më të mira në botë për vitin 2023, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Ju mund ta merrni në konsideratë këtë renditje kur të planifikoni arratisjen e ardhshme në një vend luksoz.
Njëzet e një nga strukturat e vlerësuara janë në Evropë. Passalacqua, një vilë luksoze e shekullit XVIII buzë liqenit Como në Itali, u vlerësua hoteli më i mirë në botë këtë vit.
Klasifikimi u përpilua nga votimi i 580 ekspertëve ndërkombëtarë të sektorit të hotelerisë dhe udhëtimit.
Thuajse gjysma e strukturave fituese janë në Evropë
Londra konsolidon reputacionin e saj si pol turistik global, me katër hotele Claridge’s (16), The Connaught (22), NoMad London (46) dhe Savoy (47) – të cilët kanë hyrë në listë.
Në renditje janë vlerësuar edhe dy hotele të tjera në Mbretërinë e Bashkuar
Gleneagles, në Skoci, renditet në vendin e 32-të, pasi u vlerësua edhe me çmimin Art of Hospitality Award – një njohje e veçantë për përvojën e mrekullueshme në restorante dhe atë në kulinari.
Newt, në Somerset (në vendin e 37-të) fitoi edhe çmimin Carlo Alberto Best Boutique Hotel, i cili u rezervohet hoteleve në listë që plotësojnë të gjitha kriteret e një strukture butiku.
Gjashtë nga hotelet më të mira ndodhen në Francë, katër prej të cilëve në Paris Le Bristol (29), La Réserve (31), Cheval Blanc (34) e Hôtel de Crillon (50).
Hotele të tjerë të vlerësuar në renditje ndodhen në Athinë, Madrid dhe Itali.
Në Itali ndodhet hoteli më i mirë në botë për vitin 2023
Çmimi për Hotelin më të mirë në botë për vitin 2023 iu dha Passalacqua në liqenin e Como-s në Itali.
24 dhomat e hotelit shtrihen në tre ndërtesa, në shtatë hektarë kopshte, me tarraca të dekoruara në mënyrë të përsosur, plot me ullishte, mimoza, trëndafila dhe manjola.
Brenda vilës së shekullit XVIII, në pronësi të kompozitorit Vincenzo Bellini, spikat mjeshtëria italiane.
“Shumë urime për Passalacqua, e cila arriti në vendin e parë, vetëm dy vite pas hapjes” – komentoi Tim Brooke-Webb, drejtues i përgjithshëm i The World’s 50 Best Hotels.
Një hotel në Hong Kong fiton vendin e dytë
Hoteli madhështor Rosewood Hong Kong, i cili ndodhet në zonën artistike dhe të dizajnit Victoria Dockside, me një pamje të mrekullueshme nga porti, renditet i dyti në klasifikim.
Hoteli me 65 kate dhe 413 dhoma ka 11 restorante, një Spa, një pishinë dhe një qendër fitnesi.
Në Azi, 17 struktura të tjera janë vlerësuar në renditjen e World’s Best Hotels 2023, ku përfshihet Four Seasons Bangkok, The Upper House në Hong Kong e Aman Tokyo. Hoteli është vlerësuar më i miri në “The Best Hotel in Asia 2023”.
Four Seasons Bangkok në lumin Chao Phraya, Bangkok, renditet i treti
Një strehë urbane, me dizajn tërheqës e cila fokusohet sa tek argëtimi edhe tek çlodhja dhe relaksi.
Hoteli Four Seasons Bangkok, i cili ndodhet në brigjet e Lumit të Mbretërve, ka 299 dhoma dhe suita bashkëkohore, një pishinë me disa nivele, kopshte dhe një qendër Wellness me një Spa të frymëzuar nga ritualet e lashta tajlandeze.
50 hotelet më të mira në botë:
Renditja e plotë
- Passalacqua (Moltrasio, Itali)
- Rosewood Hong Kong
- Four Seasons Bangkok në Chao Phraya River
- The Upper House (Hong Kong)
- Aman Tokyo
- La Mamounia (Marrakesh, Marok)
- Soneva Fushi (Maldive)
- One&Only Mandarina (Puerto Vallarta, Meksikë)
- Four Seasons Firenze (Firence, Italo)
- Mandarin Oriental Bangkok
- Capella Bangkok
- The Calile (Brisbane, Australia)
- Chablé Yucatán (Chocholá, Meksikë)
- Aman Venice
- Singita Lodges (Kruger National Park, Afrikë e Jugut)
- Claridge’s (Londër)
- Raffles Singapore
- Nihi Sumba (Wanokaka, Indonezi)
- Hotel Esencia (Tulum, Meksikë)
- Le Sirenuse (Positano, Itali)
- Borgo Egnazia (Savelletri, Itali)
- The Connaught (Londër)
- Royal Mansour (Marrakesh)
- Four Seasons Madrid
- Aman New York
- The Maybourne Riviera (Roquebrune-Cap-Martin, Francë)
- Rosewood São Paulo (São Paulo, Brazil)
- Capella Singapore
- Le Bristol Paris
- Park Hyatt Kyoto (Kyoto, Japoni)
- La Réserve (Paris)
- Gleneagles (Auchterarder, Skoci)
- Hotel Du Cap-Eden-Roc (Antibes, Francë)
- Cheval Blanc Paris
- Four Seasons Astir Palace Hotel Athens
- Soneva Jani (Maldive)
- The Newt in Somerset (Bruton, Mbretëri e Bashkuar)
- Amangalla (Sri Lanka)
- Hoshinoya Tokyo
- Desa Potato Head (Seminyak, Bali)
- Eden Rock (St. Barths)
- The Siam (Bangkok)
- Badrutt’s Palace (St. Moritz, Zvicër)
- Atlantis The Royal (Dubai)
- The Oberoi Amarvilas (Agra, Indi)
- NoMad London
- The Savoy (Londër)
- Equinox New York
- Six Senses Ibiza (Balearic islands, Spanjë)
- Hôtel de Crillon (Paris)
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert