Bota
Hoteli i parë në hapësirë
Një kompani ka njoftuar se planifikon të hapë atë që po e quan hotelin e parë luksoz në botë, por në hapësirë. Orion Span bëri njoftimin në Samitin Space 2.0 në San Jose, Kalifornia, të enjten, duke zbuluar planet e tyre për “Stacionin Aurora”, përcjell albinfo.ch.
Derisa planifikohet që mysafirët e parë të vijnë në hotel më 2022, Aurora është një stacion i planifikuar hapësinor i modifikuar, i aftë për të pritur gjashtë vetë në të njëjtën kohë. Qëndrimi nuk vjen i lirë; aventura 12-ditore kushton 9.5 milionë dollarë për person.
Orion Span tashmë ka filluar të marrë rezervime me depozitë prej $ 80,000. Para se të niset, të ftuarit duhet të përfundojnë një kurs trajnimi tre mujor, pjesërisht online e pjesërisht në zyrat e kompanisë në Hjuston të Teksasit. Sipas Orion Span, mysafirët do të jenë në gjendje të marrin pjesë në “eksperimente kërkimore, si rritja e ushqimit gjatë orbitës” dhe të mbajnë kontakt me njerëzit në Tokë nëpërmjet internetit me shpejtësi të lartë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind