Kuriozitete

Hotel në hapësirë për turistë

Rezervoni tani – shkruhet në faqen e startup Orion Span. Ju duhet ta bëni rezervimin shumë më parë, edhe pse hoteli në fjalë do të hapet në vitin 2023.

Ai do të quhet Aurora dhe do të jetë rezidenca e parë fluturuese për turistët e hapësirës.

Aty, 320 kilometra nga sipërfaqja e Tokës, gjashtë mysafirët e hotelit mund të qëndrojnë për 12 ditë. Natyrisht, jo të gjithë mund ta përballojnë. Për të kaluar pushimet në hapësirë ju duhet të paguani 9,5 milionë dollarë. Në kosto përfshihet edhe trajnimi parapërgatitor tremujor, transmeton ‘Monitor’.

Gjashtë personat duhet të ndajnë hapësirën 4 metra të gjerë dhe 13 metra të gjatë. Ky stacion hapësinor të sjell ndër mend sa i përket strukturës modulare – Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.

Mysafirët mund të luajnë pingpong, të bëjnë lojëra sportive dhe të shijojnë një pamje unike.

Hoteli do të orbitojë planetin tonë çdo 90 minuta dhe mysafirët mund të sodisin 16 lindje dhe perëndime të Diellit çdo 24 orë.