Kuriozitete

Hotel i ndërtuar mbi një gurorë

Një hotel i vjetër i ndërtuar nga gurët e një guroreje është hapur për media në Shangai, derisa pronari ka ofruar garanci për sigurinë e ndërtesës pavarësisht frikës nga jostabiliteti gjeologjik ose vërshimet.

Kenneth Chan, drejtor ekzekutiv në Shimao Group, i cili financoi projektin u ka thënë gazetarëve që projekti konsiderohej në fillim i pamundur, meqë krijohej përkundër të gjitha parimeve inxhinierie dhe ndërtuese. Por ai shtoi se siguria është e garantuar, përcjell albinfo.ch.

“Hoteli është i siguruar nga zjarri. Andaj nëse baza e hotelit është gjeologjikisht jo stabile si mund t’i rezistojë tërmetit? Të gjithë mendojnë se kjo duket jo reale dhe kemi një çështje me temperaturën e ujit dhe të tjera. Por u kemi garantuar të gjithë për siguri andaj ky hotel është i sigurt”, tha Chan.

Sipas organizatorëve, të ngjarjes për media, ndërtimi i hotelit Intercontinental Shanghai Wonderland filloi në vitin 2013. Në gurore ekzistonte edhe një ujëvarë e krijuar artificialisht si pjesë e zhvillimit.  Pothuajse 36 800 metra katrorë të hapësirës janë gdhendur në bazën e gurores në mënyrë që hoteli me 336 dhoma në 17 kate, të ndërtohej. 15 kate të hotelit janë nën tokë.  Hoteli do të hapet për publikun me 20 nëntor.