Maqedonia
“Honeyland” fitoi çmim në kategorinë “Dokumentari më i mirë” në SHBA
Edhe një sukses i radhës për filmin nga Maqedonia e Veriut, “Honeyland”.

Filmi i nominuar për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”, kësaj radhe është shpërblyer në ceremoninë “American Society of Cinematographers”, me çmimin “Dokumentari më i mirë”. Kjo është hera e parë që Shoqata Amerikane e Kineastëve e ndan këtë shpërblim, derisa ka për qëllim ta nderojë kinematografinë e jashtëzakonshme në një filmi jofiktiv. Regjisori i filmit “Joker”, Todd Phillips, ishte ai i cili ia ndau shpërblimin dyshes, Fejmi Daut dhe Samir Ljuma, për punën e mrekullueshme në filmin “Honeyland”.
“Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj ngjarjeje. Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut është pjesë e një ceremonie të këtillë shpërblyese”, ka thënë Daut me të dalë në skenë për ta pranuar çmimin.
Ky ishte nominimi dhe çmimi i parë “ASC” i fituar për dy kineastët maqedonas, derisa për punën e tyre në “Honeyland”, Daut dhe Ljuma, e kishin fituar edhe çmimin “Cinematography Award”, në edicionin e vitit të kaluar të festivalit të filmit “Sundance”.
Pritet të shihet nëse projekti filmik nga Maqedonia e Veriut, “Honeyland” do të triumfojë edhe në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve akademike, të cilat ndahen më 9 shkurt në Los Angeles, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër