Kuriozitete
Honda paralajmëron uljen e prodhimit gjatë shtatorit
Honda sot deklaroi se do të ulë prodhimin e veturave deri në 40 për qind në fillim të shtatorit, për shkak të zvogëlimit të furnizimit dhe çështjeve logjistike.
Siç raportoi Reuters të enjten, kompania e mori këtë vendim, pasi mungesa e çipave teknikë shkaktoi reduktim të punës.
Ulja e prodhimit do ta përfshijë fabrikën në Saitama, në veri të Tokios, e edhe dy fabrika në Suzuka do ta reduktojnë punën për afro 30 për qind.
Honda fajësoi vonesat e furnizimit me çipa dhe logjistikës së brendshme për shkak të koronavirusit. Reduktimi i prodhimit do ta prekë veturën sportive Vezel, minivanin Stepwagen dhe Civic.
Kompania japoneze theksoi se plani i prodhimit ishte rregulluar në majin e këtij viti, por që gjithçka ndryshoi gjatë qershorit.
Rivali i Hondas, Toyota, tha se do ta ruajë planin pozitiv të prodhimit së veturave. Kompania tha se në shtator pret t’i prodhojë afro 850 mijë automjete në gjithë globin dhe se do të kërkojë ta rrisë prodhimin në nëntor.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim