Lajme

Homazh në Bundesplatz të Bernës: 13.350 qirinj për viktimat e koronës

13,350 qirinj u ndezën në Bundesplatz - nga një për secilin person që ka vdekur si pasojë e covid-it në Zvicër dhe Lihtenshtajn

Në Bernë u kujtuan sërish me një homazh viktimat e koronavirusit. 13,350 qirinj u ndezën në Bundesplatz – nga një për secilin person që ka vdekur si pasojë e covid-it në Zvicër dhe Lihtenshtajn, transmeton albinfo.ch.

Mbështetja për të prekurit nga efektet afatgjata të sëmundjes dhe për personat që janë veçanërisht të rrezikuar është shprehur në aktivitetin përkujtimor të titulluar “#YesWeCare”, i cili u iniciua nga disa organizata civile, shkruan srgf.ch.

Gjithashtu, pjesëmarrësit falënderuan punonjësit e shëndetësisë dhe kërkuan nga politikanët parandalim më të mirë në përballjen me pandeminë.

Një homazh i ngjashëm ishte bërë edhe në dhjetorin e vitit të kaluar. Organizatorët e fushatës së qirinjve thanë me këtë rast se virusi vazhdon të përbëjë rrezik. Edhe njerëzit e vaksinuar ose të shëruar mund të infektohen me virusin.