Uncategorized

Holmberg: Zvicra me Xhakën dhe Shaqirin duhet të veprojnë si Suedia me Durmaz

Ludvig Holmberg, kolumnist në gazetën suedeze «Expressen», shkruan ekskluzivisht për një te tetat e finales mes Suedisë dhe Zvicrës.

A është e bashkuar Zvicra përballë ndeshjes kundër Suedisë? Unë nuk jam i sigurtë. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka refuzojnë që këto ditë të japin intervista. Pas gjestit me shqiponjën dykrenore dhe fitores historike kundër Serbisë ata fshehen?

Së fundi kemi pasur një situatë të ngjashme në klubin suedez, vijon ai për blick.ch. Lojtari ynë Jimmy Durmaz luajti keq kundër Gjermanisë dhe rrjeti i tij social ishte deng me mesazhe raciste. Ai u përshkruajt si “emigrant budalla” ose “atentator vetëvrasës”, duke marrë edhe mesazhe kërcënuese për vdekje. Ishte vërtet e tmerrshme.

“Megjithatë reaksionet e një ditë më pas bënë krenarë gjithë Suedinë. Atë e mbështetën i gjithë klubi si Emil Forsberg, Andreas Granqvist, Victor Nilsson Lindelöf, Albin Ekdal – të gjithë! Durmaz sqaroi me lot në sy se vesh fanellën suedeze me krenari,” përcjell albinfo.ch.

Prej atëherë ne jemi më të fortë dhe qëndrojmë sëbashku.

Zvicra humbi një shansë

Unë e di se drama e Durmaz nuk ishte e njëjtë me atë të Shaqirit dhe Xhakës. Por sinqerisht: unë nuk e kuptoj se pse ata fshehen në dhomat e hotelit dhe nuk japin intervista. A do ishte më mirë sikur ata të vepronin ngjashëm si Suedia me Durmaz? A nuk është kjo mundësia më e mirë, për të bashkuar vendin dhe klubin?

Për mua do ishte më se e mirëpritur. Rastet e rëndësishme t’i vendosësh ndër qilim, vetëm se e zmadhojnë problemin. Dhe kjo na bën neve më të sigurtë se Suedia do e mund Zvicrën të martën.