Bota
Hollande: “Të pamëshirshëm ndaj përgjegjësve të sulmeve”
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2015/11/261468935-587x392.jpg)
Presidenti i Francës, François Hollande ka paralajmëruar një përballje të vendosur dhe tüe pakompromis ndaj përgkegjësve për valën e terrorit të mbrëmshëm në Paris. “Ne do të udhëheqim luftë. Ne do të jemi të pamëshirshëm”, ka thënë ai në mëngjesin e të shtunës në pjesën lindore të Parisit, në shtëpinë koncertale “Bataclan” ku nga terroristët pengmarrës janë vrarë më shumë se 100 persona.
Hollande i ka quajtur të turpshme dhe barbare këto sulme ndërsa ka lavdëruar ekipet sanitare për punën e tre vetëmohuese vullnetare të bërë gjatë natës së mbrëmshme.
Atentatorët kanë sulmuar po ashtu edhe në së paku pesë pika të tjera brenda qytetit të Parisit. Autoritetet flasin për së paku 128 viktima dhe së paku 250 të lënduar, prej të cilëve 99 në gjendje kritike. Ndërsa mediet përmendin edhe shifra prej mbi 150 të vdekurish.
Ndërkohë bëhet e ditur se ushtria e Shtetit Islamik” (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmet e bëra
E-Diaspora
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptarë Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka vënë në pranga 11 persona. 10 të përfshirë në trafikun e...
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar”
-
Alban Ajdini punoi këpucë që mund të lidhen vetëm me një gisht
-
Nga Britania kthehen 47 shqiptarë që po qëndronin ilegalisht
-
Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në disa spitale të Zvicrës tani duhet të mbani maskë Gripi ka detyruar shumë zviceranë të qëndrojnë në shtrat për javë të tëra. Në dimër qarkullojnë...
-
Këshilli Federal redukton kostot e energjisë elektrike për të gjithë
-
Mercenari i parë zviceran vdes duke luftuar në Ukrainë
-
Për një vit, 308 pasagjerë ndezën një cigare në bord të avionëve të kompanive zvicerane
-
Zvicër: Piku i gripit ende nuk është tejkaluar