Lajme

Holandë, ishulli sikurse një parajsë, pa rrugë, pa makina dhe pa zhurmë

Ujë, qetësi dhe cicërima zogjsh.

Natyra është e qëndisur në mënyrën më të mire të mundshme. Në botë ekzistojnë ishuj nga më të bukurit.

Albinfo.ch ju sjell sot një parajsë, e cila ndodhet në Holandë. Ky ishull i vogël i çuditshëm quhet Scheendijk, i cili duket vend për mrekulli.

E gjithë hapësira e saj është e rrethuar me ujë të qetë midis grumbujve më të vegjël të tokës, në të cilin ka një shtëpizë – ky ishull duket i magjishëm.

Ata që zgjohen në këtë vend, thonë se këtu nuk mund të dëgjohet asgjë përveç cicërimave të zogjve.

Vlen të theksohet se me të drejtë këtë ishull e quajnë parajsa në Tokë dhe është “i hapur” për turistët në pranverë, verë dhe vjeshtë, por jo edhe në dimër. Është e ndaluar të qëndrosh këtu në dimër.

Vizitorët lëvizin ndërmjet shtëpive ekskluzivisht me varka, sepse nuk ka mundësi tjetër.

Anijet me motor nuk kanë vend këtu (sepse prishin qetësinë), kështu që do të merrni vetëm një kanoe ose një varkë me vela.

Qentë dhe kafshët shtëpiake të tjera nuk lejohen këtu.

Shtëpitë e vendosura në këtë ishull të magjishëm shpesh nuk jepen me qira, sepse ato janë private. /Albinfo.ch