Fun

Holandë: Fillon punën një nga parqet më të mëdha të erës në botë

Një nga centralet më të mëdha të erës në det me 150 turbina ere janë vënë në funksion në Detin e Veriut, rreth 85 kilometra nga brigjet veriore të Holandës, transmeton albinfo.ch.

Parqet e erës duhet të plotësojnë nevojat për energji të 1.5 milionë banorëve apo 785.000 familjeve me kapacitet të plotë prej 600 MW. Projekti është me vlerë 2.8 miliardë euro dhe i projektuar në vitin 2010.

Në këtë projekt, përveç dy kompanive holandeze, mori pjesë edhe në një kompani kanadeze dhe “Siemens”-i gjerman.