Bota

Holandë, arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze ka arrestuar një 37-vjeçar, të dyshuar për sulmin në një tramvaj në Utrecht të Holandës, ku tre persona u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën.

Ai është shtetasi turk, Gökman Tanis.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, i cilësoi të shtënat si atentat. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një akti terrorist. “Vendi ynë është tronditur sot nga një atentat“, tha Rutte. “Dhuna ka prekur njerëz të pafajshëm. Një akt terrori është një sulm kundër civilizimit tonë. Nuk do të përkulemi para terrorizmit”, tha ai, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.