Lajme

Holandë: Arrestohen 2 shqiptarë, sekuestrohen 12.8 milionë euro

Policia holandeze ka bërë të ditur se ka se-kuestruar sasi të madhe te parave të gatshme prej 12.8 milionë eurosh të ndara në disa valixhe.

Mediat holandeze tregojnë se mbrapa kësaj sasie të madhe parash janë shtatë persona të cilët janë arrestuar, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia një burrë nga Zelanda e Re si dhe një burrë tjetër nga Maroku.

Zyrtarët holandez kanë thënë se kjo është sasia më e madhe e parave të drogës ndonjëherë.

Autoritetet dyshojnë se një grua 52-vjeçare nga Kolumbia ishte përgjegjëse për këtë operacion.

“Bandat e drogës fitojnë para të mëdha nga trafiku i kokainës. Të dyshuarit jetojnë plotësisht nën radar dhe kanë shumë ndërtesa të shtrenjta në përdorim”, u shpreh Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam, përcjell albinfo.ch.