Fun

Holanda shtron asfalt që riparohet vetë

Shkencëtari i materialeve, Erik Schlangen, kryetar i “MicroMechanics” në Universitetin e Teknologjisë Delft, po punon në krijimin e një materiali të asfaltimit që vetë riparohet. Ai ka përzier fibra çeliku me asfalt për të bërë materiale të përçueshme, dhe pastaj kur një makinë e madhe drejtohet mbi asfalt, nxehtësia ndihmon në mbylljen e të çarave të asfaltit.

Asfaltimi i këtillë është duke u testuar në 12 rrugë në Holandë. Njëri është i hapur që nga viti 2010 dhe të gjitha janë në gjendje të shkëlqyer. Rrugët e rregullta të asfaltit kanë tendencë të qëndrojnë në gjendje të mirë për shtatë deri në 10 vjet, megjithatë, Schlangen tha se në vitet e ardhshme ndryshimi do të jetë më i qartë. Ai tha se asfaltimi që riparohet vetë mund të jetë 25 për qind më i shtrenjtë se sa asfalti tipik, por mund të zgjasë dy herë më shumë. Një vlerësim që është bërë thuhet se Holanda me rrugët vetasfaltuese do të kursejë 90 milionë euro çdo vit.
http://inhabitat.com/dutch-scientists-zero-in-on-pothole-cure/