Bota
Holanda ndalon mbulesën në ndërtesat publike
Masa kundër mbulesës kanë marrë edhe Belgjika, Franca, Danimarka dhe Spanja
Parlamenti holandez ka miratuar një legjislacion për të ndaluar “mbulesën e fytyrës”, duke përfshirë rrobat islamike në ndërtesat publike.
Dhoma e Lartë e parlamentit ka dhënë miratimin final në votimin e 26 qershorit pasi Dhoma e Ulët e parlamentit kishte votuar pro legjislacionit në vitin 2016, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Ligji i ri ndalon të gjitha mbulesat që mbulojnë gjysmën apo tërësisht fytyrën në ambiente publike.
Ligji është hartuar në atë mënyrë që të bëjë më të sigurta shkollat, zyrat qeveritare, spitalet dhe stafin e transportit publik, mirëpo kritikët kanë thënë se i njëjti ka pasur për qëllim të ndalojë burkan dhe nikabin e disa grave myslimane, përcjell albinfo.ch.
Ndalimi nuk zbatohet në rrugët publike, ndonëse zyrtarët policorë kanë të drejtë të kërkojnë nga individi që të zbulojë fytyrën për t’u identifikuar.
Masa kundër mbulesës kanë marrë edhe Belgjika, Franca, Danimarka dhe Spanja.
Austria, Belgjika, Franca dhe shtete tjera evropiane kanë vendosur po ashtu disa kufizime në vitet e fundit për mbulimin e fytyrës në ambientet publike.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?