Lajme

Holanda i sheh me rrezik studentët kinez

Qeveria holandeze planifikon të kontrollojë studentët kinezë, pasi universitetet i ndaluan disa prej tyre të regjistrohen në programet e diplomave të teknologjisë së lartë nga frika se mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, shkruhet në një artikull në ”Financial Times”.

“Ministri holandez i Arsimit Robbert Dijkgraaf po heton se sa studentë janë financuar nga Këshilli Shkollor Kinez i drejtuar nga shteti”, shkruhet në artikull.

Gazeta sqaron lidhur me këtë se ”përfituesit e bursave betohen për besnikëri ndaj Partisë Komuniste dhe për kthim në Kinë brenda dy viteve nga përfundimi i studimeve”.

“Në përgjithësi, përdorimi i tepërt i programeve të granteve për të marrë njohuri dhe teknologji të cilësisë së lartë për shtetin nuk është i dëshirueshëm. Unë kam filluar një studim për të parë se sa studiues me bursa të dhëna nga Bordi i Shkollës Kineze janë në Holandë dhe në cilët fushat janë aktive”, theksoi Dijkgraaf.

Ministri tha se këtë vit do të paraqesë një raport në kuvend dhe se është duke përgatitur një ligj për shqyrtimin e rreziqeve të sigurisë për shkak të njohurive që mund të merren.