Lifestyle
Hiti i vitit 2017 u shkrua për vetëm 90 minuta
Bashkëshkruesi i tekstit të këngës hit të Ed Sheeranit “Shape Of You” ka bërë të ditur se teksti i kësaj kënge është shkruar për vetëm 90 minuta.
Steve Mac ka thënë se kjo këngë ishte shkruar shumë shpejt, ndërsa tani ajo është shndërruar ndër hitet e vitit 2017 me më shumë se 2.5 miliardë klikime në YouTube për tetë muaj.
“Ed është ndër tekstshkruesit më të mirë me të cilët kam punuar. Ai ka rrjedhshmëri të mrekullueshme, mënyra si krijon tekstin e tij dhe më pas se si i shton melodinë”, ka thënë ai për “Newsbeat”, përcjell albinfo.ch.
Steve është nderuar me çmim nga ASCAP për kontributin në muzikë, ndërsa thotë se jeta e tij ka ndryshuar me këngën e Sheranit, edhe pse ka përvojë gati 30-vjeçare në muzikë.
“90 minuta duken shpejtë, por janë 27 vjet duke bërë muzikë dhe duke kuptuar se çfarë të mos bëhet nëpër këngë, apo çfarë të bëhet. Kjo erdhi si ndihmë e Sheeranit”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











