Të tjera

Historike: Lirim Zendeli fitoi garën e Belgjikës në Formula 3

Një sukses ky që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës

Lirim Zendeli, piloti shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë triumfoi për herë të parë në karrierë në një garë të Formula 3.

Ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm në Çmimin e Madh të Belgjikës për 20-vjeçarin, i cili synon të ngjisë shpejt shkallët e karrierës dhe një ditë të garojë në kategorinë më të lartë të garave me makina Formula 1.

Zendeli një ditë më parë ishte më i shpejti në provat zyrtare, duke fituar ‘Pole Position’, ndërkohë që ditën e sotme ka kurorëzuar gjithçka.

https://www.facebook.com/Lirimzendel1/posts/3375325462510917

Një sukses ky që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një pilot shqiptarë të arrinte të tilla suksese në garat me makina. Falë suksesit në pistën Spa Francorchamps, Zendeli u ngjit në vendin e shtatë të renditjes së përgjithshme. Për t’u përmendur që 20-vjeçari shqiptar është pjesë e skuadrës Charouz Racing System.