Kosova

Historike: Katër shqiptarë fitojnë në zgjedhjet e përgjithshme speciale në SHBA

Bëhet e ditur se katër shqiptarë kanë fituar në Zgjedhjet e përgjithshme speciale në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.

Theksohet se Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova, Edita Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në Zgjedhjet e përgjithshme në Nju-Jork dhe Nju- Xhersi, të mbajtura dje, më 7 nëntor 2023.

Ka qenë ish- anëtarërja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violetta Berisha, e cila u shpall fituese mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara.

Vlen të cekët se Violeta Berisha nga Puka prej sot do të jetë gruaja e parë në 129 vjetët të minibashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, qytetit të 15 mijë banorëve, me një buxhet vjetor 22 miljonë dollarë, kryebashkiake.

Nga ana tjetër, Edit Shkreli nga Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe u bë gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju-Jorkut, Qarkut të parë të Gjykatës Komunale të Qarkut Bronx, transmeton tutje albinfo.ch.

Të martën, më 7 nëntor 2023, në Zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju-Jorkut të Qarkut të Parë të Gjykatës Komunale të Bronx konkurruan dy kandidate, Carol Malcolm dhe Edit Shkreli.

Vedat Gashi i cili ishte një ligjvënës i Westchester County, mbasi i përfundoi mandati konkurroi për një mandat të dytë dhe fitoi atë mbrëmë me 56.9 për qind kundrejt 43 për qind të republikanit Daniel J. Branda.

Westchester County Legislature District 4

Candidate Total Votes

Vedat Gashi (D) (D)*

4,675

56.9%

 

Daniel J. Branda (R)

3,539

43%

 

Një ligjvënëse lokale në këto zgjedhje, në Westchester, por zonë tjetër elektorale, nga Partia Demokratike të Shtetit të Nju-Jorkut për Distriktin e 9-të ishte shqiptaro-amerikania Emiljana Ulaj, e cila erdhi me familjen e saj pasi u larguan nga Shqipëria në vitin 1997 në mes të një lufte civile.

Emiljana Ulaj nga Partia Demokrate mori 1,552, 65.2%, kundrejt Laurie Abbate-Ryan (R) e cila mori 827,

34.8%

Westchester County Legislature District 9

Candidate Total Votes %

Emiljana Ulaj (D, WF) (D)

1,552

65.2%

 

Laurie Abbate-Ryan (R)) (R)

827

34.8%

 

/Albinfo.ch