Gjuha
Historia që rrëmbeu publikun, premiera e filmit “Zgjoi” në Gjenevë
Në kinemanë “Les scala” në Gjenevë është dhënë premiera e filmit “ZGJOI” nën regjinë e Blerta Bashollit. Regjisorja ishte e pranishme gjatë këtij promovimi
Pas rrugëtimit të tij te suksesshëm ndërkombëtar, ky prodhim artistik arriti edhe në Gjenevë, raporton albinfo.ch. “Zgjoi” cilësohet si njëri ndër filmat më të suksesshëm kosovarë, si për nga realizimi dhe tematikat e gërshetuara në skenar, ashtu dhe për aktorët të cilët kanë përjetësuar karakteret.
Filmi, siç dihet, ka fituar disa çmime nëpër festivale prestigjioze dhe ishte pjesë e listës së ngushtë për çmimin Oscar. Për këtë arsye ai tashmë ka bërë tashmë histori në kinematografi dhe nga kjo erdhi interesimi i madh për ta shikuar dhe kuptuar më nga afër subjektin e “Zgjoi”-t.
Ky interesim u pa edhe në sallën e kinemasë së Gjenevës, ku kishte një numër të madh shikuesish, nga komuniteti shqiptar/kosovar dhe në përgjithësi nga artdashësit gjenevas. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe personalitete si Teuta Agai- Demjaha, ambasadore/përfaqësuese e përhershme e Maqedonise së Veriut në zyrën e OKB-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare në Gjenevë, Rexhep Bajraktari- përfaqësues në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë, Rrezarta Bislimi, nga Asociacioni i Studentëve shqiptarë etj.
Ngjarja e këtij filmi mbështetet në historinë e vërtetë të zonjës Fahrije Hoti (interpretuar shkëlqyeshëm nga Yllka Gashi), një grua dhe nënë e cila përballet me paragjykime dhe vështirësi, si një e ve, prej humbjës së bashkëshortit gjatë luftës në Kosovë, shkruan albinfo.ch. Gjatë përpjekjës së saj për të krijuar një biznes bashkë me gratë tjera nga Krusha e madhe, ajo ballafaqohet me shoqërinë patriarkale të kohës.
Duke shtjelluar tema si; të pagjeturit e luftës, paragjykimet nga rrethi dhe gjendjen emocionale te personazheve, ky film ngjall diskutim dhe rrëmben vëmendjen e publikut.
Në opinonet që u dhanë nga publiku u vu re një përfshirje emocionale e shumë prej tyre me tregimin e filmit. Ata vlerësuan lartë forcën që personazhi kryesor portretizon.
“Unë kam dashur që ky film të ketë në fokus karakterin luftarak, inspirues dhe gjendjen emocionale të brishtë të zonjës Fahrije, një heroinë për mua” ka thënë regjisorja Basholli, duke u përgjigjur pyetjeve të publikut.
Ajo po ashtu ka theksuar se edhe pse e gjithë ngjarja si pikë nisje ka pasojat e luftës, ajo nuk donte që vëmendja të shkonte tek agresorët apo të paraqiste një viktime lufte, por të hynte më thellë në përjetimet personale të personazheve, përballjen me thashetheme dhe forcën e brendshme për të mos u dorëzuar.
Duke qenë se u diskutua më shumë rreth tematikës së filmit, Blerta Basholli u shpreh se përmes artit dëshiron që filmi i saj të pasqyrojë përjetimet reale të grave që janë përballur me sfida të tilla dhe që ky realizim filmik të shërbejë si inspirim për shumë gra të tjera që t’i ndajnë historitë e tyre.
Teksti dhe fotot: Alisa Buzhala
- Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i shfaqjes së filmit “Zgjoi”, në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë