Lajme
Historia interesante e të riut shqiptar që konsiderohet hero në Itali
I riu shqiptar qëndron me të moshuarit në hotelin-karantinë
Italia është vendi i parë evropian që raportoi një rritje të madhe të rasteve të koronavirusit, me numra që shpejt u ngjitën në qindara, por mes shumë historive të solidaritetit në këto javë të vështira për Italinë e prekur nga koronavirusi, është edhe një që ka tërhequr vëmendjen edhe të kreut të Rajonit të Ligurias, përcjell albinfo.ch.
Është pikërisht historia e një shqiptari, i cili quhet Albi Albino, kamarier në hotelin Bel Sit, në Alassio, që është në karantinë pasi një nga klientët, një grua 72-vjeçare, rezultoi pozitive me koronavirus.
Duhet theksuar se Albino ka qëndruar gjatë gjithë këtyre ditëve në shërbim të të moshuarve që po qëndrojnë në hotel. Angazhimi dhe bujaria e të riut shqiptar ka bërë që kreu i Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, t’i kushtojë një postim në Facebook, ku e falënderon për punën që po kryen.
“Ai është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat. Një falënderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












