Kosova

Historia e suksesshme e shqiptarit Regont Arnori në fushën e IT-së në Norvegji

Regont Arnorit, vizionari shqiptar i dizajnit, është partner dhe Project Manager në firmën prestigjioze norvegjeze ‘Inclusive Creation’

Regont Arnorit ka një eksperience 10-vjeçare në fushën e dizajnit gjithëpërfshirës, përcjell albinfo.ch.

Ai në fakt është partner dhe Project Manager në firmën prestigjioze norvegjeze ‘Inclusive Creation’, dhe ka udhëhequr projekte ndërkombëtare që kanë pasur një ndikim të madh në industrinë e IT-së.

Regonti ka themeluar firmën e tij të konsulencës digjitale, ‘Arnori’.

Studimet universitare i ka përfunduar për dizajn gjithëpërfshirës në Departamentin e Shkencës Kompjuterike në Universitetin Metropolitan të Oslos (OsloMet). /Albinfo.ch