Integrimi
Historia e Jetmira Avdilit, shqiptarja që bëri bujë në Zvicër
Albinfo.ch sjell një potret të Jetmira Avdilit, e cila këto ditë ishte bërë temë për mediat në Zvicër. Për shumë vite ka luajtur futboll dhe është shqiptarja e parë që ka kryer ushtrinë në Zvicër. Jetmira Avdili njihet për aktivitetet e saj humanitare. Ajo ka mbledhur fonde dhe u ka dalë në ndihmë afër 20 familjeve në Kosovë
Jetmira Avdili, është bërë mjaft e njohur jo vetëm tek shqiptarët në Zvicër por edhe në Kosovë. E reja shqiptare e cila jeton në Solothurn, ka disa kohë që merret me aktivitete bamirësie në Kosovë. Duke e parë situatën e vështirë të shumë familjeve pa strehë si dhe kërkesat e shumë qytetarëve për shërim jashtë vendit, Jetmira mbledh fonde vullnetare për t`u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë, shkruan albinfo.ch
„Jam person shumë i ndjeshëm. Më pëlqen gjithmonë të ndohmoj njerëzit nevojtarë. Ndoshta këtë e kam traditë edhe nga prindërit e mi të cilët kanë ndihmuar shumë familje tona“, thotë Jetmira për „albinfo.ch“.
24 vjeçarja me prejardhje nga Gjilani në kuadër të projektit të saj „Only 10 for a better world” (Vetëm 10 euro për një botë më të mirë) që u dedikohet fëmijëve më aftësi të kufizuara thotë se aksioni i parë ka qenë ndihma e organizuar për Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema” në Gjilan.
Ndjeshmëri për personat me nevoja të veçanta
Për këtë kategori të njerëzve ajo ka dhembshuri të madhe ngase edhe vëllai i saj është me nevoja të veçanta. “Sigurisht që e ndjej më shumë dhe e di se çfarë do të thotë për një familje apo për një motër që të këtë vëllanë me nevoja të veçanta. Por, duke falënderuar Zotin dhe shkollat në Zvicër të cilat kujdesen enkas për persona të tillë, vëllai im ka përparuar shumë dhe ka përmirësim të dukshëm. Dëshiroj që secilin person që i takon kësaj kategorie ta shoh duke u përmirësuar si vëllai im”, shprehet Jetmira për “albinfo.ch”.
Për t’u marrë me aktivitete humaniste, Jetmirës i lindi ideja kur rastësisht kishte shikuar disa të rinj shqiptarë në Zvicër duke djegur para. Ajo është ndier jashtëzakonisht keq, teksa shihte këtë gjest të ulët derisa në Kosovë ka shumë familje që nuk kanë kushte elementare jetësore. “Gjatë tërë natës nuk kam fjetur. Para syve të mi më rrinin pamje të shumë familjeve të pa strehë dhe shumë fëmijë të sëmurë që nuk kanë kushte për shërim. Thosha me vete: Këto para që i djegin, pse nuk i mbledhim për t`ua dërguar personave apo familjeve që kanë nevojë në Kosovë“
Ka ndihmuar afër 20 familje në Kosovë
Aktivitetet e saj tashmë janë bërë të njohura në gjithë Kosovën. Deri më tash ajo ka arritur t`u dalë në ndihmë afër 20 familjeve. “Disa familje i kemi ndihmuar duke ju dërguar material ushqimor. Personave të sëmurë ua kemi paguar operacionet ose ua kemi blerë medikamentet e nevojshme, të cilat kanë pasur një kosto të shtrenjtë. Familjeve të tjera ua kemi marr përsipër që t`ua paguajmë qiranë e banesës. Një familjeje jemi afër t`ia ndërtojmë shtëpinë”, tregon Jetmira duke shtuar se ajo paratë i grumbullon nga persona me gjendje mesatare të jetesës por që kanë zemrën e madhe dhe janë humanë. “Në fillim kam dalë nëpër qendra tregtare në Zvicër, të cilat e dija që vizitohen shumë nga shqiptarët dhe sapo i dëgjoja duke folur shqip, u afrohesha dhe u kërkoja nga 10 franga. Pra për një person kushton një pako cigare, por për dike tjetër mund të jetë shpëtim i jetës”.
Rasti më prekës për të ka qenë me të riun nga Vushtrria, Qëndrim Aliun, 20 vjeçar i cili vuante nga sëmundja e tumorit në faqe. Jetmira thotë se ai kishte kërkuar shërim në Turqi dhe një pjesë e fondit të “Only 10 for a better world” është dhuruar për të. Përkundër angazhimit për grumbullimin e një pjesë të mjeteve financiare, ai fatkeqësisht nuk arriti të fitonte betejën. “Bëmë gjithçka që ta ndalim në këtë jetë dhe të jetë pranë familjes së tij, por duket se Zoti e kishte zgjedhur për vete”.
E gjithë këto angazhime Jetmira sigurisht që nuk mund t`i realizojë pa ndihmën e miqve. Ajo falënderon shoqen, Lumturie Krasniqin, Bujar Rrullanin, motrën e saj Herolinda Rexhepin (anëtare e partisë SP në Zvicër), Qëndron Kastratin (Kryetari komunës së Kamenicës) si dhe shumë kompani në Kosovë të cilët i kanë dhuruar material ndërtimor apo pajisje për shtëpitë.
“Instagramin” e shfrytëzon për të mbledhur ndihma humanitare
Jetmira është shumë e njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në „Facebook” dhe “Instagram”. Në këtë të fundit ajo ka afro 50 mijë ndjekës. “Instagramin e shfrytëzoj për aksionet e mia humanitare por edhe për jetën private dhe marketing”.
“Rebelja” shqiptare gjithmonë ka pëlqyer profesionet e meshkujve. Për shumë vite ka luajtur futboll. Ajo vijon kurse të ndryshme për zjarrfikëse, punon në kozmetikë dhe gastronomi, ndërkohë është shqiptarja e parë që ka kryer ushtrinë në Zvicër. Gjatë asaj kohe ajo së bashku me disa djem shqiptarë në ushtri, kishin bërë një fotografi duke bërë shqiponjën. Më pas kjo fotografi ishte konsideruar si „skandal“ për mediat zvicerane. “Ka qenë ide e imja. U kam thënë disa ushtarëve shqiptarë hajde ta bëjmë një foto me shqiponje. Një ditë më pas fotografia u shpërnda në të gjitha mediat zvicerane”.
Në të ardhmen ajo ka dëshirë të vazhdojë të angazhohet në aktivitete humanitare. Dëshira e saj është që të këtë një bashkëshort që do ta mbështesë në rrugën të cilën e ka zgjedhur si dhe të bëhet një nënë e kujdesshme për fëmijët e saj.
“Skandali“ me Shqiponjën, shumë kohë para Xhakës e Shaqirit
Është shqiptarja e parë që ka kryer ushtrinë në Zvicër. Gjatë asaj kohe ajo së bashku me disa djem shqiptarë në ushtri, kishin bërë një fotografi duke bërë shqiponjën. Më pas kjo fotografi ishte konsideruar si „skandal“ për mediat zvicerane. “Ka qenë ide e imja. U kam thënë disa ushtarëve shqiptarë hajde ta bëjmë një foto me shqiponje. Një ditë më pas fotografia u shpërnda në të gjitha mediat zvicerane”.
Sigurojnë barëra, ushqim, ndërtojnë shtëpi…
Deri më tash ajo ka arritur t`u dalë në ndihmë afër 20 familjeve. “Disa familje i kemi ndihmuar duke ju dërguar material ushqimor. Personave të sëmurë ua kemi paguar operacionet ose ua kemi blerë medikamentet e nevojshme, të cilat kanë pasur një kosto të shtrenjtë. Familjeve të tjera ua kemi marr përsipër që t`ua paguajmë qiranë e banesës. Një familjeje jemi afër t`ia ndërtojmë shtëpinë”
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor