Lajme

Historia e Grenlandës, arsyeja pse e duan të gjithë

Ishulli më i madh në botë ka edhe naftë, karbon, plumb, diamante dhe gaz natyror, pa harruar edhe uraniumin.

Ideja e fundit e presidentit amerikan Donald Trump është ajo e të blerit të një ishulli. Dhe jo të një ishulli çfarëdo, por më të madhin e botës; Grenlandën.

Megjithatë, pse Trump e dëshiron këtë ishull dhe jo vetëm ai? Në Grenlandën, që dëshirohet jo vetëm nga Trump, por edhe shumë të tjerë si p.sh kinezët, nuk ka vetëm karkalecë dhe eskimeze. Është edhe miniera gjigande e Kvanefjel, një prej pasurive më të mëdha globale të uranit dhe të mineraleve të rralla; lëndë të para gjithnjë e më strategjike në sfidën me Pekinin e që si rrjedhojë e ngrohjes globale, mund të shfrytëzohen më lehtësisht, transmeton Scan.

Deri para pak vitesh nxjerrja e lëndëve radioaktive ishte e ndaluar për të mbrojtur ambientin, përcjell albinfo.ch. Veç uraniumit, në ishullin më të madh të botës që banohet vetëm nga 56 mijë persona, ka edhe naftë, karbon, plumb, diamante dhe gaz natyror.